Pas aksionit të policisë së Kosovës e cila ka arrestuar në Veri disa policë serbë të lidhur me krimin e organizuar shefi i shtetit serb ka urdhëruar ushtrinë dhe policinë e Serbisë që të vihen në gjendje gatishmërie, shkruajnë mediat lokale.

Edhe pse bëhet fjalë vetëm për arrestime në mediat serbe po njoftojnë se policia serbe apo ROSU siç i referohen ata ka “hyrë në Veri” duke e dramatizuar situatën.

Një aksion të tillë të policisë Vuçiçi ka kohë që e ka paralajmëruar. Gjatë aksionit të Njësisë Speciale të Kosovës në veri të Mitrovicës janë arrestuar 13 anëtarë serbë e që njëherësh janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Sipas Tanjug të Serbisë, Njësitë Speciale kanë arrestuar 13 persona në këtë aksion i cili ka filluar në orët e hershme të mëngjesit. Nga ky aksion raportohet të kenë mbetur të plagosur dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Në mesin e të arrestuarëve është edhe komandanti i policisë në Zubin Potok.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: