Urimet për krijimin e Ushtrisë së Kosovës nuk i kanë përcjellë vetëm politikanët, por kësaj here ka patur edhe personalitete nga fusha e sportit, të cilët janë bërë pjesë e urimeve.

Bëhet fjalë për ish-kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë, i cili  përmes një statusi në rrjetin social “Instagram” ka uruar në këtë ditë të shenjtë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Mes tjerash në urimin e Lorik Canës thuhet se krijimi i Ushtrisë së Kosovës do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit në rajon, por gjithashtu me funksionin e saj, ushtria  do të jetë një shenjë garancie e paqes në të gjithë  Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

“Urime krijimit te Ushtrise se Kosoves, nje e drejte e jona e natyrshme, synim ka paqen, sigurine dhe stabilitetin ne Kosove, rajon dhe me gjere. Kjo ushtri gjithashtu do ti kontribon edhe ruajtjes paqes dhe sigurise ne vende te ndryshme te rajonit dhe botes duke qene ne nje te ardhme te shpejte si pjese e NATO-s”, shkruan Cana.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb