Ushtria izraelite thotë se rreth 15 raketa u lëshuan nga Libani në tre breshëri të veçanta gjatë orës së kaluar, duke synuar zonat në veri të Izraelit.
Ushtria tha se disa prej tyre u kapën nga mbrojtja ajrore, ndërsa pjesa tjetër ra në zona të hapura, duke shtuar se “nuk kishte viktima”.
Më herët sot, Hezbollah tha se lëshoi ”dhjetëra raketa” në dy baza izraelite.