Ushtria izraelite ka thënë të dielën se ka kryer një sulm tokësor në Siri, duke kapur një shtetas sirian të përfshirë në rrjetet iraniane.

Është hera e parë në luftën aktuale që Izraeli njoftoi se trupat e tij kanë operuar në territorin sirian, raporton AP.

Izraeli ka kryer sulme ajrore në Siri disa herë gjatë vitit të kaluar, duke synuar anëtarë të Hezbollahut të Libanit dhe zyrtarë nga Irani, aleati i ngushtë i Hezbollahut dhe Sirisë. Por më parë nuk ka bërë publike ndonjë sulm tokësor në Siri.

Ushtria izraelite ka thënë se sulmi ishte pjesë e një operacioni special “që u zhvillua muajt e fundit”, megjithëse nuk bëri të ditur saktësisht se kur ndodhi. Siria nuk e konfirmoi menjëherë sulmin, por një stacion radiofonik sirian pro-qeveritar, Sham FM, raportoi të dielën se forcat izraelite kryen një “operacion rrëmbimi”.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb