Ushtria izraelite po heton nëse lideri i Hamasit, Yahya Sinwar është vrarë në një sulm gjatë operacioneve të fundit në Rripin e Gazës.

“Gjatë operacioneve të IDF-së në Rripin e Gazës, tre terroristë u eliminuan. IDF dhe ISA po hetojnë mundësinë që një nga ata të jetë Yahya Sinwar. Në këtë fazë, identiteti i terroristëve nuk mund të konfirmohet”, thuhet në një deklaratë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Sinwar është figura më domethënëse e Hamasit që është ende e lirë, dhe Izraeli e konsideron atë si orkestruesin kryesor të sulmeve vdekjeprurëse të 7 tetorit, që shkaktuan pushtimin tokësor të Izraelit në Gaza, raporton CNN.

Ai nuk është parë në publik që nga sulmet e Hamasit dhe mendohet se është fshehur në rrjetin e gjerë të tuneleve nën Gaza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb