Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme të rënda ajrore në shumë qytete në jug dhe lindje të Libanit dhe në rajonin Dahiye të kryeqytetit Bejrut, transmeton Anadolu.
Siç raporton agjencia zyrtare libaneze e lajmeve NNA, avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në rajonin Dahiye të Bejrutit ku synuan zonat Tahwita al-Ghadir, Al-Kefaat dhe Burj al-Baracine pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bejrutit.
Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në qytetet në jug të Libanit si dhe në rajonin Bekaa në lindje të vendit dhe bombarduan disa qytete, veçanërisht fshatrat Nebi Shit dhe Yunin të Bealbek në në lindje të vendit.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichai Adraee, në mesazhin e publikuar dje në llogarinë e tij në rrjetet sociale, bëri thirrje për evakuimin e disa rajoneve në jug të Libanit.
Duke kërcënuar se ushtria izraelite do të nis sulm, Adraee kërkoi që njerëzit e 25 fshatrave dhe vendbanimeve në jug të Libanit të linin shtëpitë e tyre dhe të zhvendoseshin në veri të lumit Eveli.