Ushtria izraelite njoftoi se shënjestroi dhjetëra objektiva të Hezbollahut në qytetin e vogël Nabatieh, në Libanin jugor, ku është vendosur lëvizja pro-iraniane.

“Ushtria izraelite goditi dhjetëra objektiva terroriste të Hezbollahut në rajonin Nabatieh”, thuhet në deklaratë.

Sakaq, janë goditur infrastruktura, qendrat komanduese të Hezbollahut dhe depot e armëve, përveç infrastrukturës civile.

Ushtria izraelite shtoi se forcat detare goditën dhjetëra objektiva të tjerë “në koordinim me trupat tokësore”.

Guvernatori i Nabatieh Hovaida Turk tha se këtë të mërkurë se ka pasur dhjetë sulme izraelite në qytetin, i cili është bastion i dy lëvizjeve aleate shiite, Hezbollahut dhe Amal. Ai theksoi se në një nga sulmet, në selinë e qeverisë lokale, u vra kryetari i bashkisë Nabatieh Ahmad Khalil.

Kryeministri libanez Najib Mikati dënoi sulmin “të qëllimshëm” në mbledhjen e Këshillit të Qytetit të Nabatieh.

Izraeli gjithashtu nisi një sulm ajror në periferitë jugore të Bejrutit herët këtë mëngjes vetëm disa minuta pasi ushtria izraelite lëshoi ​​një urdhër evakuimi. Ushtria tha se goditi një depo të “armëve strategjike” të Hezbollahut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: