Ushtria izraelite ka thënë se e ka kapur një luftëtar të Hezbollahut ndërsa sulmonte një nga tunelet dhe strehët e grupit në Libanin jugor.

“Forcat rrethuan ndërtesën, ekzaminuan boshtin e tunelit dhe gjetën një kompleks nëntokësor rreth 7 metra të thellë dhe 50 metra hapësirë ku ishte ngulitur një terrorist i Hezbollahut, së bashku me armatimin dhe pajisjet për qëndrim afatgjatë”, kanë deklaruar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), raporton CNN.

Videoja e shpërndarë nga IDF-ja tregonte një burrë, duke u ngjitur në një shkallë dhe duke dalë nga një bosht tuneli me të brendshme dhe atlete. Ai më pas shihet duke mbajtur duart lart teksa u dorëzohet ushtarëve izraelitë.

IDF-ja ka thënë se pas dorëzimit, luftëtari i Hezbollahut u mor në pyetje, u arrestua dhe u transferua në “një objekt paraburgimi për hetime të mëtejshme brenda vendit”.

Në një përgjigje për CNN, një zyrtar i Hezbollahut ka mohuar se ndonjë nga luftëtarët ose anëtarët e tij ishte kapur.

“Nuk është e vërtetë”, ka thënë zyrtari në përgjigje të deklaratës ushtarake izraelite të postuar në X.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb