Reagimet e para kanë ardhur nga Serbia për deklaratën e Haradinajt për veriun e vendit. Gjatë ditës së djeshme Haradinaj deklaroi në Deçan se FSK-ja nuk ka pse ta sulmojë Veriun, pasi sipas tij edhe ajo pjesë i përket Kosovës.

Sipas tij, nëse rrezikohet territori i vendit, Ushtria e Kosovës do të jetë aty. E ndaj së njëjtës deklaratë ka reaguar ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç.
Madje ai duke folur në një diskurs më të ashpër, ka thënë se Serbia do të jetë aty nëse serbët e Kosovës kanë nevojë.

“As Vuçiç dhe asnjëri prej nesh nuk u frikësua nga kërcënimi i Haradinajt. I bëj thirrje mos të flasë për dhunë apo veprime kundër serbëve në Kosovë, sepse do të dijmë si të përgjigjemi”, ka thënë Stefanoviç.
Deklarata e Haradinajt ishte si përgjigje ndaj atyre të presidentit serb, Aleksander Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb