KOSOVË- Pak minuta pasi u publikua deklarata e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se do të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit nëse nuk kalon në parlament ligji për ushtrinë, Ambasadori i SHBA në Prishtinë Greg Delawie ka thënë se Kosova nuk duhet të bëjë lëvizje pa partnerët kyç.

“SHBA beson se siguria e Kosovës varet nga kualiteti i partneriteteve të saj. Ne nuk duam ta shohim Kosovën të pakoordinuar me partnerët kyç të saj”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Kjo është hera e dytë që ambasadori amerikan shpreh qëndrimin e tij ndaj ushtrisë për mënyrën se si presidenti Thaçi synon ta bëjë atë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: