TIRANE

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu reagon pas vendimit të Ministrisë së Mbrojtjes  për të  marrë nën mbikqyrje aeroportin e Rinasit. Përmes një postimi në “Facebook”, Shehu shprehet se evoluimi i masave për Rinasit tregon gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet Shqipëria.

“Evoluimi i masave për Rinasin tregon se Shqipëria është nën Gjendje të Jashtëzakoneshme, të pa shpallur zyrtarisht! Ministria e Mbrojtjes deklaron se po dislokon Policinë Ushtarake dhe Bataljonin Special te Ushtrise per te marre nen kontroll Rinasin.
Kjo do te thote vecse shpallje te Gjendjes se Jashtezakoneshme de facto ne vend, pavaresisht se akoma jo de juro.
Kjo tashme eshte e qarte dhe e pa precedente, duke deshmuar kolapsin e plote te qeverisjes e duke imponuar pa asnje ekuivok inisiativa e ndryshime politike rrenjesore.”-shkruan Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb