NIGERI – Ushtria Nigeriane bën të ditur se lideri i organizatës terroriste “Boko Haram”, Abubakar Shekau, është plagosur gjatë një sulmi ajror.


Lajmi është shpërndarë nga ushtria në rrjetin social “Twitter” , ku shkruhet se përveç plagosjes së liderit terrorist Shekau, janë vrarë edhe disa drejtues të organizatës.
Një ditë më parë u njoftua për vrasjen e rreth 300 anëtarëve të organizatës “Boko Haram”, në Borno.


Më 4 gusht, Abubakar Shekau deklaroi përmes një mesazhi audio se ishte akoma në krye të organizatës, pavarësisht se Shteti Islamik njeh Abu Musab al-Barnaëi-n, si lider të Boko Haram.
(er.nu/BalkanWeb)