Tre persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse në Ukrainë. Sulmet ndodhën në fshatin Ulakly në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk.

Guvernatori lokal Vadym Filashkin në një postim në platformën Telegram, shkruan se “Fshati u godit nga municione thërrmuese.

Ndërtesat administrative, një shtëpi private, një dyqan dhe tetë makina janë dëmtuar”.

Të premten presidenti i Rusisë propozoi armëpushim në Ukrainë, por u hodh poshtë nga kreu i qeverisë ukrainase, Volodymyr Zelensky, si dhe nga liderët e tjerë të botës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: