Shpërthime u dëgjuan mëngjesin e sotëm në Mariupol, në Ukrainën juglindore. Këshilltari i kryetarit të bashkisë në mërgim, Petro Andriushchenko, bëri të ditur lajmin.
Andriushchenko shtoi se një zjarr u raportua në zonën e Portit të qytetit dhe në zonën e një mini fabrikë çimentoje.
Sipas tij, pas shpërthimeve, pushtuesit dërguan avionë nga Prymorsko-Akhtarske dhe Rostovske drejt Zaporizhzhias.
(BalkanWeb)