Kremlini njoftoi se ushtria ruse ka testuar me sukses një armë të re supersonike.
Presidenti, Vladimir Putin mbikëqyri nisjen e testit nga dhoma e kontrollit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në testin e së mërkurës, arma u nis nga baza e raketave në Dombarovskiy në malet e Uralit jugor, informon AP.

Kremlini bëri të ditur se arma ka goditur me sukses një objektiv të caktuar 6 mijë kilometra larg vendit të nisjes.

Presidenti Putin e quajti armën e re “Avangard” duke thënë se ajo nuk mund të zbulohet gjatë fluturimit. Arma është në mesin e koleksionit të armëve bërthamore të cilat ai i prezentoi në muajin mars, shkruan rel.

Putini tha se “Avangardi” posedon një gamë ndërkontinentale, dhe mund të fluturojë 20 herë më shumë se shpejtësia e zërit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb