Një vajzë katërvjeçare vdiq dhe katër anëtarë të tjerë të familjes së saj u plagosën pasi një dron ukrainas goditi makinën e tyre në rajonin Belgorod të Rusisë mbrëmë, tha guvernatori Vyacheslav Gladkov, raportojnë mediat e huaja.
Po ashtu mësohet se në këtë rajon pati dhe 9 sulme me dronë nga ana e Ukrainës si dhe dy në zonën e rajonit të Kursk.
Në total, mbrojtjet kundërajrore ruse shkatërruan 36 mjete ajrore pa pilotë të forcave të Kievit mbrëmë.
(BalkanWeb)