Kompannia Victorinox është themeluar nga 1884 dhe prodhon akoma thika për familjarët. Prej 1891 ajo ka prodhuar thika edhe për ushtarët zviceranë – ndaj në gjithë botën njihet si kompani e njohur që përfaqëson mirë helvetët.

Megjithatë Victorinox ndodhet përpara Gjykatës dhe kjo për shkak të padisë të lëshuar nga Zvicra, përcjell albinfo.ch.

Arsyeja është emri i markës “Swiss Military”, të cilën Victorinox e ka regjistruar si emër në SHBA. Kompania nga kantoni Schwyz prodhon gjithashtu orë, valixhe dhe parfume – por mbi të gjitha është e njohur për thikat e saj, veçanërisht ajo me emrin “Sackmesser” – thika e çantës.

Kjo kompani e cila ka prodhuar thika edhe për ushtritë tjera botërore, tashmë pritet të dalë në Gjykatë deri të premten – për t’u mbrojtur nga padia e ushtrisë helvete pasi i është keqpërdorur emri i saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb