Policia e Dibrës ka arrestuat një 52-vjeçar në lidhje me dhunën në familje.

Blutë njoftojnë se 52-vjeçari ka dhunuar bashkëshorten, ndërsa ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit.

Njoftimi:

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 52-vjeçari.

Komisariati i Policisë Dibër, arrestoi shtetasin B.M., 52 vjeç, banues në fshatin Deshat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb