Policia e Elbasanit ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes. Uniformat blu bëjnë me dije se gruaja e dhunuar  më pas ka tentuar të vetëhelmohet me detergjent.


Ndërkaq, nga policia e qytetit të Elbasanit bëhen me dije 5 raste të paligjshmërisë në 24 orët e fundit.


Njoftimi i policisë:


DVP Elbasan

Vijon puna nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit proçedohen penalisht 5 persona për veprat të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • G.A., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, më pas kjo shtetase ka tentuat të vet-helmohet duke pirë detergjent.
  • E.L., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen ” 28 Nëntori” të Elbasanit në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin A.L., 33 vjeç, (i cili është proçeduar penalisht në gjendje të lirë), kanë goditur me sende të forta   në banesë shtetasin E.Xh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • K.K., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Cërrik – Gostim , duke drejtuar mjetin tip ” Fiat” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen D.H., 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • B.K., 23 vjeç, banues në Durrës , pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në banesën e prindërve të tij në Gramsh.

(d.xh/Balkanweb)

Etiketa: