Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ushtronin aktivitetin e lojrave të fatit nëpërmjet aparateve celularë.
Bëhet me dije se edhe tre shtetas të tjerë janë proceduar penalisht.
Blutë kanë sekuestruar 6 aparate celulare .
Njoftim:
Sekuestrohen 6 aparate celular që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, gjatë operacionit “Game Over”, në zbatim dhe të planit të masave “Për goditjen e veprimatarisë kriminale në fushën e organizimit të lotarive sportive online” bazuar në inteligjencën policore, kanë konstatuar 2 subjekte të ushtrimit të organizimit të lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.
Në kuadër të këtij operacionit u arrestuan shtetasit A. S., 24 vjeç, E. K., 40 vjeç dhe S. D., 52 vjeç(organizatorët) si dhe u proceduan penalisht shtetasit Xh. B., 31 vjeç, A. Xh., 26 vjeç dhe M. S., 31 vjeç(administratorë të lokaleve).
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 3 shtetasit e arrestuar në bashkëpunim dhe me administratorët e lokaleve të konstatura, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara, nëpërmjet aparateve celulare.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)