Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Beratit, teksa bashkëjetuesja e tij është proceduar në gjendje të lirë.
Sipas komunikatës për shtyp, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Berat / Stacioni i Policisë Dimal arrestoi në flagrancë shtetasin F. S., 37 vjeç dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëjetuesen e tij, shtetasen Z. Sh., 41 vjeçe, të dy banues në Dimal, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.