VLORË&SARANDË

Tre persona janë vënë në pranga në Sarandë dhe në Vlorë për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë, të arrestuarit janë shtetasit A.Ç., 28 vjeç, banues në Vlorë, E. B., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe K.O., 21 vjeç, banues në Sarandë. Shtetasit e mësipërm akuzohen për dhunë, posedim të lëndëve narkotike si dhe për drejtim mjeti pa lejen përkatëse.


Njoftimi i policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë 3 persona në fushën e narkotikëve, dhunës në familje dhe shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë.


Arrestohen nga Policia shtetasit:


-A.Ç., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë nga Seksioni i Narkotikëve dhe Trafiqeve Vlorë, pasi nga kontrolli fizik dhe në banesën e tij, këtij shtetasi iu gjetën 16 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.

-E. B., 39 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë në banesën e tij në lagjen nr.4 Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij për motive të dobëta.

-K. O., 21 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë “Mitat Hoxha” Sarandë, pasi ky shtetas duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi përkatës ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u dëmtuar lehtë vetë. Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme në lidhje me secilin.

(BalkanWeb)

Etiketa: