KOSOVË

Policia e Kosovës ka arrestua tetë persona, të cilët dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin ushtronin prostitucion në disa vende të Kosovës. Gjatë kontrolleve të kryera dhe hetimeve speciale, autoritetet kosovare bënë të mundur  shkatërrimin e rrjetit, i cili përdoret disa ambiente për ushtrim prostitucioni.

Për këtë ngjarje janë vënë në pranga 7 femra dhe një burrë. Gjithashtu nga operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shtatë telefona celularë, ku pritet që sekuestrimi i tyre të ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e veprimtarisë kriminale.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb