Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi ushtronte veprimtari të paligjshme të vënies së basteve sportive.
Blutë pas kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, gjetën edhe 1 dorezë metalike përforcues grushti.
Njoftim:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin N. P., 33 vjeç, banues në Milot, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 1 dorezë metalike përforcues grushti dhe dyshohet se ushtron dhe veprimtarinë e kundraligjshme të lojrave të fatit (baste sportive).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)