Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar takimin që ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, po mban me liderët e partive në pushtet dhe të komuniteteve.
Çitaku shkruan se kjo është fotografi e një partie politike të papërgjegjshme.
“Fotografia e një partie politike të papërgjegjshme, nën dirigjimin e një individi, që i ka kapur institucionet, po e mban shtetin peng dhe po e përdor pushtetin për interesa politike, në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve të Kosovës. Vendin e keni në Kuvend, aty ku duhet ta materializoni vullnetin e qytetarëve dhe ta konstituoni Kuvendin. Ju presim sot, në orën 11:00, në Kuvend!” ka shkruar Çitaku në Facebook.
