Myrto Uzuni do bëhet baba për herë të parë. Sulmuesi i Kombëtares dhe Granadas ka zbuluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë gjininë e foshnjës dhe ai është një djalë.

Në grumbullimin me Kombëtaren, Uzuni i ka kushtuar një festë speciale këtij momenti. Të veshur së bashku me partneren me të bardha, Uzuni edhe këtë moment e ka shoqëruar me futboll.

Nga 11 metra Uzuni ka shënuar dhe ka zbuluar se do bëhet baba i një djali. Video e ketij moneti eshte bere virale kudo ne rrjet.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: