Myrto Uzuni mbeti jashtë listës së Euro 2024. Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho publikoi sot të grumbulluarit për Europianit, ku ra në sy mungesa e sulmuesit kuqezi. Në mbështetje të futbollistit ka dalë klubi i Granadës, që ka bërë një postim në rrjetet sociale. “Gjithmonë me ty, Myrto”, – shkruan Granada. Uzuni realizoi 11 gola këtë sezon.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb