Ka nisur të mërkurën në Gjykatën e Sarandës seanca gjyqësore pwr rastin e vdekjes sw 9-vjeçares britanike Rebeca Gannon, gjatë një ekskursioni zhytje ne bregdetin shqiptar. Gjyqi është kërkuar George Gannon, babai i 29 vjeçares. Ky i fundit në një intervistë për News24 thotë se ndodhet në Shqipëri për të kërkuar drejtësi dhe nuk do të ndalet deri në fund.
“Vajza ime është vrarë. Në gjyqin e sotëm mungonin disa prova. Gjyqi rradhës do të jetë më 7 maj kur prokuroria të sjellë provat që duhen. Po ashtu duhet edhe një ekspert për zhytjet profesioniste. Nëse nuk e siguron gjykata në sëancën e radhës do ta sjell unë nga Anglia”
Babai i 29 vjeçares shprehet pesimist për drejtësinë në Shqipëri pasi sipas tij gjyqi po zgjatet pa arsye.
“Nëse kjo ngjarje do të kishte ndodhur në Angli do të ishte trajtuar brenda 2 ose 3 muajsh dhe jo si në Shqipëri për 3 vite”
Për ngjarjen ku humbi jeten vajza e tij, britaniku fajëson Saimir Kushovën.
“Saimir Kushova është përgjegjës për vrasjen e vajzës sime gjithashtu fajësoj edhe qeverinë pasi nuk janë zbatuar rregulloret që duhen zbatuar pasi nëse do ishin zbatuar nuk do të ndodhte kjo gjë.
Britanikja vjeçares Rebeca Gannon humbi jetën gjatë zhytjes në një ekspeditë nënujore turistike që organizohej nga “Spiranca Diving Center”, në pronësi të Saimir Kushovës, i dënuar me 15 vite burg nga Norvegjiapër trafik droge. Në 2022, Gjykata e Sarandës vendosi ta hetojë në gjendje të lirë Saimir Kushovën nëpërmjet garancisë pasurore. Ai kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes në grupin e tij të punës dhe nuk kishte siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.
(BalkanWeb)