TIRANE- “Unë i besoj motrës time. Nëse babai im ka abuzuar me të, të marrë dënimin e merituar”. Kështu deklaroi në një lidhje telefonike në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’, motra e 25-vjeçares që denoncoi babain e saj, Qirjako Nakucit.

Teksa tentoi që mos të jepte shumë detaje lidhur me ato çka ishte në dijeni, mbesa iu kthye hallës së saj që ndodhet në studio, ndërsa tha se kjo e fundit di gjithçka. Madje motra e vajzës që pretendohet se është abuzuar nga babai për 16 vite kërkoi që askush mos të hynte në jetën e saj.

“Ti ke qenë në dijeni të asaj çështje. Ndaj e di. Ty të të vijë zor dhe turp që na përmend mua dhe vëllait (i kthehet hallës). Nuk dua të bëhem pjesë e kësaj çështje. Dua që emri i vëllait dhe nënës time mos të dalë aty.

Unë jam e martuar, kam jetën time. Ku më njihni mua ju avokat dhe më keni cilësuar si një vajzë të përdalë. Ajo është abuzuar për 16 vite. Motra ime ka vuajtur shumë. Nuk dua të marr pjesë në këtë çështje, por i besoj motrës time. Uroj që një ditë ai të marrë mendimin e merituar nëse është e vërtetë. Dua që të mbahen privat emrat e familjes time”, tha vajza në lidhje telefonike, shkruan ‘BalkanWeb’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb