TIRANE

Dita e djeshme për Aurela Gaçen ishte mjaft e veçantë, pasi vajza e saj e madhe, Grace feston 8 vjetorin e saj. Këngëtarja e njohur shqiptare ka zgjedhur të ndajë një foto pranë vogëlushes në rrjetet sociale, të cilën e shoqëronte dhe me një urim të veçantë.

“8 vite me ty pasuria ime. Edhe 100 vite të kesh o kuptimi i jetës sime. Grace 8 vjeç, hiri i perëndisë”, ka shkruar Aurela. Grace është shpeshherë pranë mamit në ambientet e palestrës, aty ku dhe stërvitet pranë saj.

Këto pamje kanë tërhequr edhe vëmendjen e ndjekësve të cilët e kanë komplimentuar në rrjetet sociale për vullnetin e fortë njëjtë si mami i saj. Aurela Gaçe ka edhe një tjetër vajzë, 3 vjeçe Abigail.

Untitled 1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb