TIRANE – Një ndër miqtë më të mirë të këngëtarit të ndjerë Dr.Flori, Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij Ami, janë kujdesur që t’i qëndrojnë pranë vajzës së Florit, Kaltrinës, në 8-vjetorin e lindjes.

Në një fotografi të publikuar në faqen e Ermalit në internet, vogëlushja Kaltrina pozon e lumtur me tortën e ditëlindjes.

“Kaltrina, vajza e Dr.Florit sot ka ditëlindjen! U munduam që sadopak t’ja zbusim mungesën e babit. Ndërsa ne shihnim në çdo buzëqeshje të saj Florin…”- shkruan Ermali.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: