Lourdes Leon Ciccone, vajza e madhe e Madonna-s, u detyrua të priste jashtë në të ftohtë gjatë sfilatës së Marc Jacobs.

Të enjten, më 2 shkurt, vajza 26-vjeçare e ‘Mbretëreshës së Popit’ thuhet se ka mbërritur për sfilatën e modës pikërisht në orën 18:00, kur sfilata kishte nisur në Nju Jork.

Përdoruesi i TikTok @mickmicknyc ndau një video dhe komentoi: “Dramë jashtë shfaqjes së modës së Marc Jacobs pasi Lourdes iu refuzua hyrja pasi mbërriti pikërisht në kohën e fillimit të shfaqjes.”

Në video, Lourdes dhe një mik i saj shihet duke qëndruar në shkallët e hyrjes, ndërsa disa roje i pengojnë ata të hyjnë në ambientet e eventit.

Siç u informuan nga rojet, dyert ishin të mbyllura, pasi sfilata kishte nisur. Kur fansat që qëndronin jashtë shfaqjes kuptuan se çfarë po ndodhte, ata bërtitën “Lëreni të hyjë!” ”, ndërkohë që kanë tentuar të informojnë rojet për identitetin e saj.

Aktualisht është e paqartë nëse Lourdes Leon, e cila po ndjek hapat e nënës së saj në industrinë e muzikës, ishte në gjendje të shijonte shfaqjen e modës. E vetmja gjë që dihet është se asnjë foto e 26-vjeçares nuk u publikuar nga agjencia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb