Daria Navalny 23 vjeç, vajza e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny  iu bashkua ekipit zgjedhor të zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris në shtetin e Pensilvanisë, raporton The Times.

Dasha, siç quhet ajo, u diplomua në Universitetin Stanford në Kaliforni në qershor, katër muaj pas vdekjes së babait të saj në një burg rus në Arktik. Ajo studioi psikologji sociale dhe shkenca politike që nga viti 2019.

Ajo ka qenë menaxhere e ekipit me kohë të plotë për fushatën e Kamala Harris në Filadelfia që nga gushti, sipas llogarisë së saj në LinkedIn. Ndër detyrat e saj janë mobilizimi i votuesve dhe përhapja e mesazhit në komunitetin lokal. Megjithatë, ajo nuk bëri asnjë deklaratë publike në favor të Harris.

Navalny, i cili konsiderohej kritiku më i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, po vuante një dënim 30-vjeçar në burgun “Polar Ëolf 16” kur vdiq më 16 shkurt të këtij viti. Dokumentet e publikuara nga faqja e opozitës Insajder muajin e kaluar sugjerojnë se ai ishte helmuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: