KOREA E JUGUT- E pakënaqur me shërbim, Cho Hyun, vajza e pronarit të linjës ajrore të Koresë së Jugut, “Air Korea”, ndaloi aeroplanin para fluturimit.
Cho Hyun, një nga udhëheqëset e kompanisë së Koresë të Jugut që e drejton familja e saj, ka këmbëngulur që të zëvendësohet shefi i stjuardesave disa minuta para fluturimit nga New Yorku në Seul, në momentin kur aeroplani tashmë gjendej në pistë.
Arsyeja për pakënaqësinë e saj ishin arrat australiane që i ishin shërbyer me pije, edhe pse nuk i kërkoi, për t’i bërë gjërat edhe më keq, kanë qenë në qese dhe jo në pjatë.
Aeroplani u detyrua të kthehej në terminal për ta lënë shefin e kabinës, ndërsa më pas i është dhënë leja për të fluturuar për në destinacionin e planifikuar, ku mbërriti 11 minuta me vonesë.
(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb