Shtëpia e kryeministrit Edi Rama në Surrel është komentuar shumë jo vetëm nga kundërshtarët e tij politik që e kanë përdorur pothuajse në çdo deklaratë por edhe nga qytetarët për arkitekturën e saj të veçantë, e para e atij lloji në Shqipëri.
Kurioziteti ka qenë i madh, nisur edhe nga deklaratat e kryeministrit që e përshkruante si “një shtëpi e ndërtuar me beton, pa suva, pa dritare, pa mobilje”.
Rea Xhillari, vajza e bashkëshortes së Kryeministrit Rama ose thjeshtra, ka publikuar disa foto në “Story” në Instagram të një ndërtese, e cila nga përshkrimi është mjaft e ngjashme me shtëpinë e Kryeministrit në Surrel.
Gjelbërimi e moblijet e thjeshta të drurit, muret eë betonizuara të bëjnë të mendosh se Rea ka publikuar pamje se si duket shtëpia e Kryeministrit në Surrel.
(m.k/BalkanWeb)