Vajza 18-vjeçare e Tom Cruise dhe Katie Holmes ka mbaruar shkollën e mesme dhe nuk përdor më mbiemrin e babait të saj. Vajza e ish-çiftit ka festuar diplomimin me mamanë e saj, me të cilën ka një marrëdhënie shumë të mirë.

Ndryshe nga babai i saj me të cilin nuk shihet prej vitesh, Suri kalon shumë kohë me Katie Holmes.

Aktorja sigurisht që nuk mund të mungonte në një moment kaq të veçantë për të. Madje, nënë e bijë kanë pozuar bashkë për foto përkujtimore, ndërkohë që mungonte Tom Cruise. Një fletushkë nga ceremonia e diplomimit, e marrë nga Page Six, tregon emrin e 18-vjeçares Suri.

Foto434343
Foto434343

Mesa duket vajza e çiftit ka vendosur të heqë mbiemrin e të atit dhe tashmë prezantohet si ‘Suri Noelle’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb