Vajza e Xhensila Myrtezaj dhe e aktorit të humorin Bes Kallaku ka festuar sot një vjetorin e ditëlindjes së saj.

Ka qenë vetë Xhensila që me një status të ndjerë në Instagram uron fëmijën e saj të parë për një vjetorin.

Këngëtarja ka publikuar disa foto ku shfaqet vajza e tyre Ajka e porsalindur së bashku me babain Besi shoqëruar me komentin:
“Për nektarin e jetës time, bija ime, mbrëmë e kisha te pamundur të flija, e mezi prisja të hapje sytë e ëmbël. E ndjej akoma aromën dhe faqet e ngrohta të tuat kur të sollën tek unë. Ma ngrohen shpirtin si askush me par ne jete, ndjesia hyjnore. Ditëlindja jote, dita më e bukur e jetës time. Lutja ime, me ty njoha edhe më shumë Zotin, kuptova se sa shumë dashuri dhe dhembshuri ndjen ai për ne. Ti solle lutjen, Lutem për ty sa hap sytë, e gjumi me zë duke falenderuar Zotin për mrekullinë qe na solli në jetë.
Nuk të dhuruam ne jetën, ti na dhe botën. Ne të dyja kemi qëndruar 24 orë bashkë, kemi qeshur, kemi kërcyer, kemi qarë të dyja kur ti ke bërë vaksinat, kur te dhimbte barku, e tani qe po te dalin kicat(dhembet), kemi eksploruar boten bashkë përreth, nuk po mëson ti nga unë, unë po mësoj nga ty, po e shoh boten vetëm nga sytë e tu, dhe e di sa shume ngjyra, pastërti, gëzim, po shohin sytë e mi tani? Na presin dhe shume vite për të mësuar nga njëra tjetra, shoqja, motra, bija ime. Ne ja dolëm zonjushë Ajka, të përjetojmë më të bukurin vit me plot sfida, e mësime. Ti ke fuqinë, ti me ndryshove mua dhe jetën time përgjithmonë. Mos e harro kurrë, kurrë mos ndjej frikë, kur ti te kalosh përmes ujërave mami do jetë me ty. Ne fillim unë dhe babi kishim njeri-tjetrin, tani kemi gjithçka. Ajka ëndrra jonë e bërë realitet”.
Komentet nuk kanë munguar nga të gjithe fansat për ditëlindjen e Ajkes se vogel.
Cifti i njohur i showbiz-it, u martua në 1 shtator 2017, në një ceremoni dasme madhështore, ku morën pjesë emrat më të njohur të jetës publike shqiptare.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb