TIRANE

Irma Rodiqi, vajza e të madhes Vaçe Zela e ftuar sot në “A Show” në News24 në një rrëfim të rrallë për nënën e saj, ka treguar sesi sillej ajo në përditshmëri. Vajza tregoi se nëna e saj ka patur fatin të punojë me kompozitorët më të mëdhenj dhe kurrë nuk thoshte që s’më pëlqen kjo këngë, por vëtëm që nuk i ngjiste.

Thuhet që nuk ka dashur njëherë të dalë në një shfaqje të madhe. Ka kënduar gjithë natën për të ngjirur zërin?

Kujtim Spahivogli erdhi një natë me tim atë në shtëpi. Në një natë të tillë, kishin pirë nga një gotë të dy, babai im me Kujtimin. Ai thotë po iki me biçikletë në shtëpi, të marr kitarën. Erdhi me shpresën që të këndonte dhe im atë dhe mamaja. Shtëpia jonë nuk ka pasur çelës kurrë Kemi pasur ditëlindje dhe bënte festa shumë të bukura, por kurrë nuk ka kënduar.

Nuk ka folur kurrë për veten?As ty?

Jo

Ka patur një shoqe shumë të ngushtë?

Ka patur një shoqe

Në çfarë moshe e nxorrën në pension?

45

Është ofenduar?

Ajo ishte në kulmin e unit të saj të krijimtarisë artistike. Nuk e kam fjalën për zërin, nuk duhej. Ajo ka patur një fat të madh që e ka shprehur që ka punuar me kompozitorët më të mirë të vendit. Mami nuk ndërhynte nuk e shihte në këtë prizëm, thjesht kështu e mendonte këtë këngë. Nuk thoshte kurrë që smë pëlqen kjo këngë thoshte nuk më ngjit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: