Policia e Tiranës ka dalë me një tjetër njoftim, pasi RENEA hyri në banesën, ku ndodhej një vajzë e vetme në gjendje të rënduar psikologjike.

Efektivët shprehen se në apartament janë gjetur dy pistoleta. Dyshohet se në banesë ka pasur edhe persona të tjerë, që dyshohet se janë larguar, pa ardhur ende policia. Efektivët shprehen se po punojnë për të identifikuar se kush ka qenë në apartament.

“Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se:

Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme.

Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.

Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve”, njoftoi policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: