ANGLI- Kjo foto tregon dashurinë e dy prindërve për fëmijën e tyre dhe sakrificën që ata bëjnë që ajo të mos ndjehet keq.

Tanya Phillips dhe bashkëshorti i saj vendosën të bënin tatuazh disa shenja në ngjyrë qershie të njëjta si ato që vajza e tyre 18 muajshe ka në trup.

Honey-Rae, ky është emri i vajzës së vogël, e cila ka disa shenja në ngjyrë të kuqe gjaku, të cilat zbresin nga fundshpina në këmbë. “Kur lindi, vajza jonë luftoi shumë për të mbijetuar. Më thyhej zemra kur e shikoja në inkubator. Kur doli nga spitali e rrethuam me shumë dashuri dhe e mbrojtëm nga gjithçka”,- ka thënë e ëma në një intervistë për Mirror.

Të dy morën këtë vendim, pasi siç tha vetë ajo: “nëpërmjet tatuazheve duam ti lëmë asaj të kuptojë se nuk është ndryshe nga të tjerët. Nëse dikujt mund ti duket si një gjest ekstrem, qëllimi ynë ishte vetë ta bëjmë të ndihet mirë”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: