GREQI– Policia greke ka zhvilluar një operacion antidrogë, ndërsa ka arrestuar një vajzë shqiptare e cila është kapur me lëndë narkotike.

Policia ka ndaluar autobusin e linjës Kakavijë- Janinë, pranë kryqëzimit të Kallapaqit, pas informacioneve se një person kishte lëndë të dyshuara.

Efektivët kanë kërkuar të verifikojë një vajzë shqiptare që kishte marrë autobusin sapo kishte kaluar kufirin me Shqipërinë.

Në çantën e vajzës 24-vjecare u gjeten 7 pako me 7 kg e 550 gram marijuane. Gjithashtu sekuestrua droga dhe një celular, ndërsa vajza u shoqërua në Komisariat.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: