Si çdo mbrëmje emisioni “Kampionët” në Tv Klan diskuton çdo ndeshje dhe emocion që përcjell ky Kampionat Europian. Si e ftuar speciale në emision ishte moderatorja Orinda Huta e cila tregon emocionet që i ka përcjellë kombëtarja shqiptare në sfidat e saj në këtë kompeticion.

Ajo tregon se ndeshjen e parë të Shqipërisë e ka parë përmes ekranit së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj. “U tremb kur ne ulëritëm me të madhe,” tregon Orinda një fragment nga atmosfera në shtëpinë e saj në golin e parë të Shqipërisë ndaj Italisë.

Marina Vjollca: Orinda, si ka qenë atmosfera e kampionatin në shtëpinë tuaj?

Orinda Huta: Nuk është aq e zjarrtë në fakt përveç pjesës ku luante Shqipëria, që e shijuam natën e parë. Në ndeshjen e parë e shijuam edhe me gocën aty. U tremb kur ne ulëritëm me të madhe dhe u përpoqëm që t’ia shpjegonim. Megjithatë, sigurisht që edhe tre ndeshjet e Shqipërisë i shijuam në shtëpi, një veç e veç, dy bashkë, sepse ishte edhe çështje orari. Kurse tani dëgjoj himnin e skuadrave dhe shkoj vendos gocën në gjumë. Për shembull nëse do të ishim te ndeshja e fundit dëgjova himnin e kombëtareve përkatëse dhe pashë golin e parë të Turqisë dhe pastaj fjeta gjumë. Por gjithsesi i kam ndjekur nga pak, edhe ju kam ndjekur herë pas here kur jam zgjuar nga gjumi nga ora 11 e ca.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: