STAMBOLL– Një prokuror në Stamboll ka lëshuar urdhër-arreste për dy historianë të cilët fyen   themeluesin e  Republikës turke, Mustafa Kemal Ataturk, raporton agjencia e lajmeve Dogan.

Komentet e një grupi historianësh për Ataturkun, i konsideruar baba i Turqisë, në një program televiziv dhe pastime në rrjetet sociale shkaktuan zemërim te disa politikanë, shkrimtarë dhe historianë.

Një polemikë shpërtheu në Turqi pasi Süleyman Yesilyurt kishte konfirmuar të shtunën, gjatë një emisioni që prezantonte në televizion, se një vajzë adoptive e Ataturkut ishte në realitet e dashura e tij, shkruan Hurriyetdailynews.

Image result for kemal ataturk

Më parë, një historian tjetër, Hasan Akar kishte konfirmuar në rrjetet sociale se nëna e themeluesit të Republikës kishte punuar në një “shtëpi publike” duke e bërë Ataturkun, i cili ka origjinë shqiptare, një “fëmijë ilegjitim”.

“Dy personat u bënë objekt i një hetimi për fyerje të kujtimit të Ataturkut dhe nxitje të urrejtjes”, sipas Dogan.

Kryeministri, Binali Yildirim kishte dënuar ashpër këto deklarata duke i kërkuar drejtësisë të hetojë.

Mustafa Kemal Atatürk ka qenë presidenti i parë i Turqisë në vitete 1923-1938, themeluesi i Republikës moderne turke.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb