Garderoba e Kate Middleton ka lidhje me seksin e fëmijës së saj të ardhshëm? Në funksion të veshjeve të saj, publiku bën spekulime që lidhen me Royal Baby No. 3.

Në pranverë,ata do të bëhen pesë. Kate Middleton dhe Princi William zbuluan disa muaj më parë se po presin fëmijën e tyre të tretë, i cili mund të vijë në jetë disa javë para martesës së princit Harry dhe Meghan Markle. Princesha Charlotte dhe Princi George do të mirëpresin një anëtar të ri në familjen e tyre të vogël. Vajzë apo djalë? Vëlla apo motër e vogël? Kjo është pyetja që gjithkush po bën.

Rezultati? Publiku i gjerë spekulon për seksin e fëmijës. Pjesërisht, në varësi të veshjeve të nënës së ardhshme. Një pallto rozë? Është një vajzë! Një fustan blu? Sigurisht, është një djalë. Çdo zgjedhje e veshjeve që tregon një nga ngjyrat tradicionale të një fëmije, shqyrtohet dhe zbukurohet. Dhe ndërsa Kate Middleton sapo ka blerë një gardërobë të re të markës Séraphine, ajo nuk ka ndërmend të japë ndonjë shenjë për seksin e fëmijës, pasi ajo vesh njëherë njërën ngjyrë njëherë tjetrën.

Për dy shtatzënitë e para, Kate Middleton dhe Princi William kishin bërë zgjedhjen që të mos zbulonin seksin e foshnjës së tyre të ardhshme, duke preferuar ta thonin atë në momentin e lindjes, në të njëjtën kohë me emrin e foshnjës. Kjo shtatzëni e tretë nuk përbën përjashtim, dhe për të mësuar më shumë rreth Royal Baby No. 3, duhet të jemi të durueshëm…

Edhe nëse e dimë tashmë se Kate Middleton dëshiron të prish rregullat për lindjen e saj. Ndërkohë, nga bookmakers, bastet janë të hapura që nuk lidhen vetëm me seksin por edhe me emrin. Alice dhe Victory janë emrat më të përmendur për një vajzë, ndërsa për një djalë, Arthur dhe Henry udhëheqin garën.
Marrë nga Revista franceze Gala
Përktheu: Diana Skrapari

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: