TIRANË

Pas dorëzimit të mandateve nga opozita e bashkuar, kandidatët që pasojnë në listat e deputetëve kanë nisur dorëzimin e formularit të dekriminalizimit në KQZ.

Ylli Shehu, Aurora Mara, Enver Roshi dhe Edmond Rrushi kanë dorëzuar sot formularët e vet deklarimit në KQZ.  Ata janë kandidatë nga radhët e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Ylli Shehu ishte në listën e qarkut Tiranë, Roshi në listën e qarkut Elbasan dhe Mara ishte kandidate për qarkun e Dibrës.

Edmond Rrushi nga LSI-ja në qarkun Tiranë ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, duke e çuar në katër numrin e atyre që pranojnë thirrjen e KQZ për të marrë mandatet, pas vendimit të opozitës së bashkuar e cila dogji mandatet e deputetëve me 21 shkurt.

Në një prononcim për “BalkanWeb”, Ylli Shehu deklaroi se ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit dhe kjo nismë është vendim i tij personal.

“Është vendim i imi personal. Do hyj si deputet i LSI, pastaj se çfarë do beje LSI me mua është çështje e tyre. Do votoj kundër mazhorancës”, tha Shehu.

Kujtojmë se dorëzimi i formularit të dekriminalizimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është hapi i parë  për marrjen e mandatit të deputetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb