Myrto Uzuni ka marrë vëmendjen maksimale në Spanjë dhe jo vetëm, me sulmuesin shqiptar që vijon të qëndrojë në krye të golashënuesve më të mirë me 20 gola në Segunda Divizion.

Bomberi shqiptar që luan me Granadën, ka thyer tashmë rekordin e golave me klubin e tij gjatë këtij edicioni dhe kërkon rekordin e vendosur 67 vjet më parë në La Liga 2, ku shënuesi më i mirë realizoi 25 gola.

Tashmë mbeten edhe 10 ndeshje deri në fund, por të radhës, atë në shtëpi kundër Oviedos, Uzuni e ka humbur për shkak se është grumbulluar në Kombëtaren shqiptare.

Në fakt, ai e ka humbur këtë ndeshje edhe për plotësim të numrit të kartonëve të verdhë, por prestigjiozja Marca shkruan se sa herë ka ndeshje të kombëtareve, skuadrat e Ligës së dytë spanjolle e vuajnë me shumë, sepse kampionati nuk ndalet.

Uzun

Granada ka humbur dy lojtarë për këtë arsye, në një kohë që lufton për të mbrojtur minimalisht vendin e dytë. Uzuni ka humbur 3 ndeshje për shkak të angazhimit me Shqipërinë dhe dy herë skuadra ka humbur. Jo më kot gazeta Marca e ka titulluar shkrimi: Granada kërkon një vaksinë për “virusin FIFA”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb