TIRANË- Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar pas deklaratave të deputetit socialist Erion Braçe gjatë mbledhjes së grupit të PS. Braçe ngriti si shqetësim se vaksinat për dermatozën nodulare po iu jepen vetëm fermerëve që janë me LSI. Nga ana tjetër deputeti Spahiu i është përgjigjur me ironi Braçes, duke i ofruar një opsion për vaksinat, kontratë koncesionare.

“Un them që për pjesën e mbetur pa vaksinuar, të mendohet një kontratë koncesionare”, ka shkruar Spahiu në Twitter.

Në mbështetje të deputetit Braçe është shprehur edhe deputeti tjetër i qarkut të Fierit, Arben Çuko, i cili ka sjellë shembullin e disa fshatrave në zonën e tij.
Perparim SPahiu twitter

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: