TIRANE

Të pastrehët janë ndër më të rrezikuarit në këtë valë të nxehti që ka shoqëruar Tiranën përgjatë verës pasi janë më të ekspozuar në diell. Ekipet e punës në bashkinë e Tiranës kanë ndërmarrë veprime të shpejta për t’u ardhur në ndihmë.

Fillimisht u kanë ofruar ndihmë shëndetësore të pastrehëve dhe më pas i kanë shoqëruar për në Qendra Sociale të ngritura nga Bashkia Tiranë.

“Fokus në këto ditë të nxehta vere, është edhe monitorimi i territorit për qytetarë të gjendur në situatë rruge, në kushte të vështira. Për çdo rast të konstatimit, u ofrohet ndihma shëndetësore nëse kanë nevojë, si dhe së bashku me specialistët e Shërbimit Social, shoqërohen për në Qendrat Sociale të ngritura nga Bashkia Tiranë, për këtë kategori qytetarësh ku gjejnë gjithmonë ushqim të freskët, kushte dhe trajtim dinjitoz”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj teksa ka ndarë pamje nga ekipet e punës në terren.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb