Valbona Selimllari gjithmonë e ka mbajtur larg mediave dhe rrjeteve sociale jetën e saj private. Ajo publikon shumë rrallë foto me fëmijët e saj.

Këtë herë Miss-i i parë shqiptar dhe anëtarja e jurisë së ‘Dance with me’ ka publikuar në Instagram foto ku shfaqet me vajzën e saj të vogël.

Me flokët e verdhë dhe me gërsheta vajza e vogël e Selimllarit shfaqet në krah të mamit të saj, në një sedilje makine dhe ka një ngjashmëri të dukshme me të.

Komentet dhe zemrat në rrjetin social nuk kanë munguar për dy bukuroshet.
Kujtojmë që Valbona ka dhe dy djem më të rritur.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb