SHKODËR

Kandidati i PS për bashkinë e Shkodrës Valdrin Pjetri ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka folur për procesin e votimit deri në këto momente.

Ai tha se janë zgjedhjet më të qeta të zhvilluara në Shkodër në 28 vjet, duke falënderuar qytetarët dhe duke iu kërkuar të votojnë deri në orarin zyrtar.

“Dua ta filloj me një falënderim për çdo banor të bashkisë Shkodër, për çdo pjesëmarrës në këto votime të datës 30 qershor për qytetarinë e treguar, për pjesëmarrjen e treguar deri në këto momente. Mund ta them me plot gojën dhe me shumë krenari që janë zgjedhjet më të qeta të zhvilluara në Shkodër këtu e 28 vite të shkuara dhe kjo meriton me të vërtetë falënderim për çdo banor pjesëmarrës të bashkisë Shkodër deri në këto momente. Unë kam vetëm një thirrje, në këto orë të mbetura deri në orën 19:00 kur mbyllet zyrtarisht procesi, të rrisim pjesëmarrjen në kutitë e votimit pastaj unë kam vetëm falënderime dhe na keni bërë të ndihemi shumë krenarë në sytë e gjithë Shqipërisë”, deklaroi Pjetri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb